Ture: Nëse ndalim Messin, kualifikohemi

 

Në ndeshjen e parë, Jaja Ture, mungoi por njeriu që ekuilibron mesfushën e Sitit do të jetë në fushë sot përballë ish-skuadrës së tij.
Ture ka thënë se ndaj Barcelonës është shumë vështirë, por nëse e ndalim Messin, mund të kualifikohemi.
“Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe e vështirë sepse Barcelona është një ekip i madh. Ata vijnë në një formë të shkëlqyer veçanërisht me Mesin. Duhet ta markojmë mirë argjentinasin për t’i ndalur. Por ne besojmë se mund t’ia dalim”, ka thënë Ture.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT