Turan: Nga një vend i vogël në skuadrën më të mirë në botë!

 

Arda Turan ka folur për herë të parë si Blaugran. Mesfushori turk nuk ka fshehur gëzimin e tij që i është bashkuar Barcelonës, ëndërr kjo për secilin futbollist.

“Çdo kush vjen nga një vend dhe unë vi nga një vend i vogël në Turqi dhe u transferova për të luajtur në skuadrën më të mirë në botë. Të luaj për Barcelonën është ëndërr, sepse çdo futbollist do që të luajë në Camp Nou, në stadiumin më të mirë që kam qenë ndonjëherë”, ka thënë Turan për “Sport”.

Ai ka thënë se nuk e ka problem që nuk do të luaj për Barcelonen deri në janar, ngase ka plane afatgjata me këtë klub.

“Nuk e kam problem që s’do të luaj deri në janar, sepse nuk jam këtu për vetëm gjashtë muaj. Jam këtu të fitoj tituj për pesë vjet”, ka shtuar Turan.

Turan u transferua te Barcelona tri ditë më parë nga Atletico Madridi për 41 milion euro me bonuse./Drenicapress/

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT