Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka njoftuar për dekretimin e Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike nga U.D. re presidentes Vjosa Osmani.

Nga Trusti është thënë se aplikimi për tërheqjen e 10 për qindëshit do të bëhet vetëm online dhe përmes një faqeje të veçantë interneti.

Postimi i plotë:

Të nderuar kontribuues,Tërheqja prej 10% është dekretuar sot, si pjesë e ligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

Aplikimi për tërheqje të 10% do të bëhet vetëm ONLINE dhe përmes një faqeje të veçantë interneti.Pra, nuk keni nevojë që tani të krijoni qasje në eTrusti.

Adresa e faqes së veçantë të internetit për aplikim të tërheqjes 10% dhe detajet tjera do të publikohen ditëve në vijim.

Për aplikim janë në dispozicion 4 muaj.Prandaj, mos u brengosni nëse nuk mund të aplikoni që në ditët e para pas dekretimit.