Truri i vegjetarianëve është më i vogël

Njerëzit të cilët nuk hanë mish dhe as produkte të tjera nga kafshët, janë gjashtë herë më të rrezikuar për zvogëlimin e masës së trurit.

Vegjetarianët përbëjnë grupin më të rrezikuar për zvogëlimin e trurit, pasi që burimet kryesore të vitaminës B12 janë mishi, në veçanti mëlçia, qumështi dhe peshku.

Mungesa e vitaminës B12 mund të shkaktojë anemi dhe procese inflamatore të sistemit nervor. Ekstraktet e tharmit të cilat ofrojnë nivel të mirë të vitaminës B12, janë po ashtu ushqime të rralla te vegjetarianët

Gjatë një studimi me disa vullnetarë të cilat janë testuar për pesë vite, është vërejtur se ata të cilët kishin pasur nivel më të ulët të vitaminës B12, kishin pasur masë më të vogël trunore, dhe në këtë mënyrë është treguar lidhja ndërmjet atrofisë së trurit dhe nivelit të vitaminës B12.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT