Truqia ofron bursa për 40.000 nxënës nga Gaza

     

    Këshilli për Çështje Fetare i Turqisë planifikon të ndaj 40.000 bursa për nxënësit që vijnë nga Rripi i Gazës që të mësojnë në shkollat fetare të Turqisë. Sipas gazetës Felesteen, Këshilli momentalishtë është në biseda me nxënësit e Gazës se si të përgatitet udhëtimi në Turqi, raporton Islampress.

    Drejtori i Këshillit, Selxhuk Ozurk thotë se qëllimi këtij plani është të ndihmohet populli i Gazës që gjendet nën rrethim: “Në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit, momentalish bisedojmë me 40.000 nxënës nga Gaza të cilët presin të marrin bursa për arsim në Turqi.

    Ozurk tha se bursat do të mbulojnë harxhimet për shkollimin katërvjecarë, duke shtuar se nxënësit do të mund të regjistrohe në universitetet turke pasi të mbarojnë shkollën e mesme.