Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, ka zgjedhur guvernatoren e Karolinës së Jugut, Nikki Haley për pozicionin ambasadorit në OKB. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë republikanit. Haley bëhet kështu gruaja e parë që pritet të jetë pjesë e skuadrës së re të Trumpit.
44-vjeçarja, vajzë e një emigranti nga India, është në mandatin e saj të dytë si guvernatore, detyrë që e mbulon nga viti 2010. Në fillim ajo kishte mbështetur Marco Rubion dhe Ted Cruz në zgjedhjet paraprake për kandidimin në presidenciale. Nëse do të konfirmohet, do të marrë vendin e Samantha Power, si ambasadore e SHBA-ve në OKB nga viti 2013.
- Advertisement -