Trump thotë se do t’iu telefonojë liderëve evropianë sot gjatë ditës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, planifikon të flasë me zyrtarët gjermanë, francezë dhe italianë sot pasdite, ka thënë vetë ai para samitit të G20 në Hamburg që do të mbahet në fund të kësaj jave.

Trump, i cili njoftoi për bisedimet në Twitter por nuk dha detaje, do të marrë pjesë në samitin dyditor të G20, i cili fillon këtë të premte. Trump pritet të mbajë takime të ndara me liderë të ndryshëm, përfshirë dhe lideren gjermane Angela Merkel, transmeton Express.

Po ashtu, ai pritet të takohet edhe me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe atë meksikan, Enqique Pena Nieto.

Tubimi do të mbahet vetëm një muaj pas samitit të G7 në Sicili të Italisë, i cili i shfaqi ndarjet e thella mes Trumpit dhe vendeve të tjera perëndimore në një varg çështjesh, përfshirë ndryshimin klimatik, tregtinë dhe emigrimin./Express/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT