Trump fton Bidenin të testohen për drogë para ose pas debatit të parë presidencial

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump thotë se do të kërkojë që kundërshtari i tij në zgjedhjet presidenciale, Joe Biden, të testohet për drogë përpara debatit të së martës.

Donald Trump deklaroi se do të kërkonte që, para ose pas debatit parazgjedhor të planifikuar për të martën, kundërshtari demokrat të testohej për praninë e narkotikëve në trup.

 

Ai shtoi se, natyrisht, se do të pajtohej që edhe vetë të kryej testin për drogë, raporton Telegrafi.

“Unë do të kërkoj me forcë një testim të drogës për gjumashin, Joe Biden para ose pas debatit të së martës në mbrëmje. Natyrisht, edhe vetë pranoj ta bëj”, shkroi presidenti aktual ndër të tjerash në llogarinë personale në Twitter.

Sipas portalit amerikan Hill, Trump më parë ka kërkuar që kandidatët të testohen për praninë e drogës para debateve parazgjedhore.

Debati i parë midis Trump dhe Biden në prag të zgjedhjeve të nëntorit është njoftuar për të martën. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT