Tronditëse! Vritet nga burri 18-vjeçarja shqiptare bashkë me gjyshen në shtëpinë e saj

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Tuz të Malit të Zi, ku një 18-vjeçare shqiptare, Shejla Bakija është ekzekutuar nga bashkëshorti i saj.

E reja është vrarë në shtëpinë e të atit, ku plumbat kanë plagosur dhe këtë të fundit, ndërsa nuk është kursyer as gjyshja e 18-vjeçares, e cila gjithashtu ka ndërruar jetë. Ndërkohë që kanë kaluar më shumë se dy ditë nga vrasja, bashkëshorti i të resë, i dyshuari kryesor për vrasjen, Ilir Gjokaj është ende në arrati.

Reagimet për këtë ngjarje të rëndë kanë qenë të shumta, ndërsa në rrjete sociale po qarkullon fotografia e Sheila Bakijës, e një mesazh i shkruar për të por në vetën e parë.

“Emri im është Shejla Bakija, shqiptare nga Mali i zi. Dje isha vetëm 18 vjeçe kur më vranë. Vrasësi vrapon ende i lirë, ai më mori jetën në lule të rinisë. Ndaj më ndihmoni ta kapim atë përbindësh që erdhi në mes të shtëpisë duke më marrë jetën mua, gjyshes time dhe duke plagosur babanë tim,”-shkruhet në rrjet për të.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT