Tronditëse: Për të përfituar ndihmë sociale si e vetmuar, pas 21 vitesh nëna shqiptare “kujtohet” të lajmërojë zhdukjen e vajzës!

Bashkë me kohën e gjatë që nëna priti të denonconte vajzën e zhdukur pa gjurmë, befason arsyeja pse gruaja u kujtua një ditë se i duhej ndihma e Policisë për vajzën e zhdukur.

Në fakt, jo për ta gjetur, por për efekt dokumentesh në përfitimin e ndihmës sociale.

E gjithë kjo ka ndodhur në Durrës dhe ka protagoniste shtetasen 56-vjeçare, O.K, raporton “Panorama”.

Gruaja O.K, 56-vjeç ka denoncuar në polici zhdukjen e së bijës F.K, sot 37-vjeç.

Gruaja para Policisë ka thënë se vajza ishte zhdukur pa lënë gjurmë kur ishte vetëm 16 vjeçe dhe dyshon se ka ikur në Itali.

Ajo tregon se e bëri denoncimin e detyruar se i duhen dokumentet që është e vetme dhe se nuk ka mundësi financiare për të fituar më pas ndihmën ekonomike.