Në orët e pasdites së djeshme 52-vjeçari, Q.M., u gjet i vdekur në pyllin e fshatit Kokaj të Komunës së Gjilanit. Ai dyshohet se kreu vetëvrasje me një pushkë
Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar. Por si shkak mendohet të jetë stresi të cilin i ndjeri e kishte përjetuar tash e një kohë.
Lajmin rreth këtij rasti e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i policisë në Gjilan, Ismet Hashani.
“Afër trupit të viktimës është gjetur një pushkë gjysmë automatike”, bëri të ditur ai.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
E vetëm këtë muaj në Gjilan kanë ndodhur tri vetëvrasje. Një polic, një asambliste, si dhe ky i fundit ua kanë marrë jetën vetes.
- Advertisement -