Triumfi e bekoi Feronikelin

Më  29 qershor bëhen një vit prej se në mesin tonë nuk është më futbollisti Triumf Shabani.

Triumfi kishte lënë në atë kohë skuadrën e Fushë Kosovës, për t’u bashkuar me Feronikelin dhe për të luajtur gjashtë muaj me këtë skuadër.

Triumfi arriti që të ndihmojë skuadrën e Feronikelit të mbijetojë në Superligë dhe të fitojë ‘Digitalb’ Kupën e Kosovës, ku ishte edhe titullarë në ndeshjen finale.

Siç duket, Triumfi e bekoi skuadrën e Feronikelit që nga ajo kohë kur ai kishte ardhur në këtë skuadër. Edhe pa Triumfin, por gjithmonë nën kujtimin për të, kjo skuadër ka vazhduar të korr suksese, shkruan Gazeta Olle.

Pas fitimit të Kupës, skuadra e vogël nga Drenasi arriti të fitojë edhe kampionatin për herë të parë në histori, ndërsa të dielën mund ta fitojnë ‘Digitalb’ Kupën, për herë të dytë me radhë.

Shumë lojtarë të Feronikelit suksesin ia dedikuan shokut të tyre Triumf Shabanit.

Behar Maliqi pas ndeshjes ku mposhtën Prishtinës tha: “Këtë sukses ia dedikoj shokut tim që nuk është më në mesin tonë, Trium Shabanit”.

Me të njëjtat fjalë folën pothuajse e gjithë skuadra e Feronikelit, nga kapiteni Lapidar Lladrovci, pastaj portieri Granit Kolshi e edhe Fidan Gërbeshi e të tjerë.

Edhe pse vetëm gjashtë muaj në Feronikel, Triumfi kishte lënë gjurmë të pashlyera në zemrat e bashkëlojtarëve falë sjellës së tij të shkëlqyer.

Feronikeli është afër një triumfi tjetër, atij të ‘Digitalb Kupës’ dhe mund ta mbyll një sezon fantastik me fitimin e të dy trofeve.

Triumf, që nënkupton (fitore e madhe dhe e plotë kundër çdo kundërshtari) e preku skuadrën e Feronikelit dhe është duke e shndërruar në një skuadër me emër në Kosovë./tribuna/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT