Trimëria e burrit të madh të Drenicës -Shaban Palluzhës dhe kryengritja e tij kundër Jugosllavisë

Shkruan: Fehmi Rama  /  

Jugosllavia si shtet artificial i krijuar duke gëlltitur tokat e fqinjëve të saj ishte e dominuar nga sllavet e jugut – serbët. Lufta e Dytë Botërore qytetaret e Kosovës i gjeti të rreshtuar në Koalicionin Antifashist, edhe pse të rreshtuar në anen e forcave liridashëse pjesë e së cilave ishin dhe SHBA-të, përjetuan pushtim pas pushtimi. Jugosllavia komuniste e Titos do të ndajë popullin shqiptar i cili jetonte brenda kufijve të saj në katër pjesë përbërese të federatës në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Kosovë.

Mos respektimi i Konferncës së Bujanit, dhuna e ushtruar ndaj popullit të Kosovës, të vetëdijshëm për gjendjën e krijuar dhe për rrezikun që i kanosej vendit, bëri që ajka e liridashësve të Kosovës të dalin me idenë që të konsilidohen përcaktimet dhe veprimet e forcave çlirimtare, duke e vlersuar gjëndjen si tepër të rëndë, u tubuan rreth tribunit të popullit Shaban Palluzha.

Lëvizja Antifashiste Demokratike për Çlirim kundër pushtuesve jugosllavë 1944-1945

Pushteti ushtarak jugosllavë në Kosovë kishte arritur kulminacionin në nëntor të vitit 1944, për ta e papranueshme ishte prania e dy divizioneve të ushtrisë së Shqipërisë  si dhe ushtrimi i pushtetit vetëqeverisës i ngritur gjatë luftës në Kosovë, po ashtu dhe çlirimi i trojëve nga pushtuesit nazist dhe bullgarë nga forcat shqipëtare.

Lëvizja e dy divizionëve shqiptare për në krahinën e Sanxhakut drejt Vishergradit e pasuar me lëvizjen e forcave kosovare për në Vojvodinë dhe Srem, më qëllim ndjekien e forcave naziste, u krijoi mundësi të artë pabesie jugosllavëve për vendosjen e pushtetit ushtarak në Kosovë me kompetenca ekzekutive dhe gjygjësore.

Vendosja e pushtetit ushtarak në Kosovë kishte për qëllim mohimin e luftës për liri që bëri populli kosovar gjatë LDB –së, si dhe mohimin e të drejtës për vetëvendosje të qytetarëve kosovar. Për ta realizuar këtë qëllim udhëheqja shtetërore jugosllave në  bashkpunim  me udhëheqjen partiake e ushtarake të Kosovës e cila ishte e koncentruar kryesisht në duar të kuadrove serbe organizoi në korrik të 1945 në Prizeren, Konferencën e II të Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës dhe Dukagjinit. Në këtë konferncë u aprovua rezoluta për aneksimin e Kosovës dhe vënja e forcave të tyre në Kosovë, kështu që Shtabi Operativ për Kosovë do të ketë tre divizione me një efektiv deri 30 000 ushtarë në përbërje si: Batalioni i mbrojtjes, xhenier, artilleries, kalorësisë, prapavijës, ndërlidhjes, me armatim si: 15 736 pushkë, 812 mitralezë të lehtë, 158 mitralezë të tjerë, 38 topa anti-tankë, 83 murtaja, 21 topa. Mirëpo ky organizim i forcave jugosllave pësoi ndryshim pasi që gjeneral shtabi i armatës jugosllave përmes Shtabit Operativ të Kosmetit ishte informuar që ballistet  në pranverë kishin planifikuar ta fillonin kryengritjen e përgjithshme dhe ta formonin pushtetin e vetë antikomunist. Për t’u bërë ballë këtyre forcave konsiderohej e domosdoshme centralizim i komandës, ku me urdhër të Komandantit Suprem të UNÇJ – së dhe të APJ –së formohet Shtabi Operativ i grupit të Brigadave.

Për shuarjen e kryengritjes shqiptare serbet kishin angazhuar 6 brigada si dhe 200 luftëtar të brigades së 7, Divizionet 21, 44, 46 të Serbisë, Divizioni  i 41 dhe 51 i Maqedonisë, Divizioni i V dhe VI shqiptar, Brigada e M.P. të Kosovës dhe dy brigada të Malit të Zi, ndërsa më 12 shkurt 1945 në shuarjen e kryengritjes  merr pjesë edhe Divizioni 52 i Kosovës më 30 000 luftëtarë. Sipas vlerësimit të Komandantit Suprem të ushtrisë jugosllave, në Kosovë ka mbi 20 000 kryengitës shqiptar.

Në një raport të Shtabit Operativ jugosllavë për Kosovë e Metohi të dt. 02 dhjetor 1944 thuhet: “Çerdhja e armikut është në Drenicë, aty është Shtabi i përgjithshem Operativ, i tërë ai teren është i armatosur, për shkak së njesit tona ushtarake nuk kanë qenë në gjendje ta pastrojnë nga mbeturinat e armikut, në depeshin e Shtabit Operativ për Kosovë e Metohi nr.16 të dt. 14.02.1945 përveç të tjerash, thuhet: Mehmet Gradica dhe Shaban Paluzha  me 1 200  luftëtar gjenden në malet e Qyqavices. Poashtu në raport thuhet “Shaban Palluzha bënë  riorganizmin e formacionëve ushtarake duke formuar brigaden me 7 batalione. Secili batalion ka nga 3 kompani,sipas sistemit gjerman. Për komandant brigade, Shaban Palluzha ka emëruar Mehmet Gradicën, ndërsa për vete ka ndalë funksionin në zëvendësit të pare dhe Rexhep Gjelin ka emëruar zëvendës të dytë, kurse Ajet Çirezin ka emëruar komandant të gardës”.

Mirpo e verteta ishte ndryshe, batalionet nuk kanë qenë më nga 3 kompani sipas sitemit gjerman mirpo me nga 4 kompani sipas sistemit të ushtrisë shqiptare. Komandant i brigades, gjegjësisht i forcave ushtarake të Lëvizjes ishte Shaban Palluzha, ndërsa Mehmet Gradica pas kthimit nga fronti i Shalës, më 10/02/1945 emërohet zëvendës i Komandantit Suprem të forcave të Lëvizjes.

Disa nga veprimet e Levizjës

Bllokimi i forcave ushtarake të armikut në Skënderaj, beteja e Shtuticës, fronti Dashevc – Polac – Shtuticë – Kralicë dhe Prelloc, fronti Rakinicë – Llaushë, beteja të Kryqi I Popit, fronti rrëzë maleve të Qyqavicës, fronti Krasmirofc – Fusha e Bjeshkës, fronti perëndimor I Gradicës, Lufta e Kovaçicës dhe e Kaqanollit, lufta në Gojbulë dhe Miroc, beteja në Bezheniq,Kullat e Dvoranëve dhe rënia e Shaban Palluzhës dhe Mehmet Gradicës, kalimi i komandës të Rexhep Gjeli dhe rënia e tijë e mevonshme në Malet e Qyqavicës

- Advertisement -

MË TË FUNDIT