Tri ditë pasi erdhi në jetë e vranë forcat serbe në Negroc

Me rastin e shënimit të 23-vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të fshatrave Negroc, Vuçak dhe rrethinë, të cilët prehen në kompleksin memorial “Pëllumbat e Lirisë” në Negroc të Drenasit, sot me 12 prill janë bërë homazhe sikurse viteve të kaluara.

Në këtë kompleks varrezash pushon edhe trupi i Ilir Krasniqit, i cili u vra nga forcat serbe vetëm tri ditë pasi erdhi në jetë, shkruan IndeksOnline.
Gazetari Valdrin Krasniqi i cili vjen nga ky vend kërkon drejtësi për krimet serbe të kryera në Kosovë dhe zbardhje të fatit të të pa gjeturve.

Statusi i gazetarit Krasniqi:

Vetem tri dite jete- ne kohen e nje lufte te padrejte e gjenocidale. Ne kohen e perpjekjeve vetemohuese e sublime te popullit te Kosoves, ne krye me UÇK-ne, per çlirim, liri e pavaresi. Sot e perhere duhet te kerkojme drejtesi per krimet serbe te kryera ne Kosove, zbardhje te fatit te te pa gjeturve. Por mbi te gjitha, sot duhet te punojme e angazhohemi fort qe brezave te ri tu mundesojme edukim cilesor, punesim dhe perspektive. Lavdi te gjithe te reneve qe fale tyre ne shijojme sot Kosoven tone te perbashket.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT