Tri ditë pas ndarjes, burri në Skenderaj kërcënon ish vjehrrin: Ke me ia pa tymin kësaj pune

Shumë probleme e mosmarrëveshje mes çifteve, në pamundësi për të gjetur gjuhë të përbashkët, përfundojnë me ndarje. E këto vendime shpesh herë revoltojnë personat e përfshirë në rast, të cilët eskalojnë në ofendime e kërcënime ndaj ish partnerëve, por edhe anëtarëve të familjeve.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur në fshatin Llaushë të Skenderajt, pasi një çift i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Sinjali mëson se 45-vjeçari tashmë i divorcuar, ka kërcënuar seriozisht ish vjehrrin e tij.

Ky i fundit i shqetësuar nga fjalët e ish dhëndrit të tij, për të cilin thotë se tri ditë pas ndarjes, përmes telefonit e ka paralajmëruar se do ia shohë tymin kësaj pune.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të nisin hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’./GS/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT