Trepça’89 rikthehet te fitorja

 

Pas gjashtë barazimeve e një humbjeje, skuadra e Trepçës’89 është rikthyer te fitorja në Raiffeisen Superligë. Skuadra e drejtuar nga Fahredin Duraku, të dielën, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, e ka mposhtur Kosovën e Vushtrrisë, me rezultat 2:0. Të dy golat në këtë ndeshje mitrovicasit i kanë shënuar në pjesën e dytë. Fillimisht shënoi Edon Pasoma, autogol në minutën e 60-të, në përpjekje për ta evituar rrezikun pas një harkimi të Lushtakut. Ndërkaq, të gjitha dilemat për fitoren i hoqi Blerand Kurtishaj, me golin e shënuar në minutën e 89-të, pas një harkimi të shkëlqyeshëm të Berat Hysenit.
Në ndeshjen tjetër që u zhvillua sot, Besa ka shënuar fitore më të  vështirë se sa është pritur në duel me Ferizajn, me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Qëndrim Dautaj, në minutën e 79-të.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT