Trepça ‘89 është kualifikuar në rrethin çerekfinal të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra e Fahredin Durakut, të martën, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ka shënuar fitore kundër rivalit të qytetit, Trepçës, pas penalltive 5:4.
Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve është mbyllur 1:1. Të parët në epërsi kaluan futbollistët e 89-shit, me golin e Ibrahim Pecit nga penalltia, në mënyrën e 23-të. Megjithatë, Trepça arriti t’i barazojë shifrat në pjesën e dytë, me golin e Arlind Rashicës, në minutën e 66-të, falë edhe daljes së gabuar të portierit, Arben Beqiri.
Në vazhdime nuk pati gola. Megjithëse Trepça’89 ishte me një lojtar më pak pas përjashtimit të Edmond Turkut, ajo u shfaq më kërkuese për golin e fitores. Madje, Drilon Musa pati një rast shumë të mirë për të shënuar golin e fitores, por nuk qëlloi në portën e zbrazët.
Në serinë e penalltive futbollistët e Trepçës’89 u treguan më efikas.