“Trepça” në veri, nga menaxhmenti serb kontrata milionëshe (Dokument)

Menaxhmenti serb i “Trepçës” në veri, që punon, prodhon e shet ndaras nga “Trepça” në jug, këtë muaj ka lidhur kontratë milionëshe me kompani nga Londra dhe Polonia, për shitjen e plumbit dhe zinkut.

Dokumentet e dy kontratave, që i posedon gazeta “Zëri”, tregojnë se nga këto shitje të pasurisë së “Trepçës”, që kontrollohet nga serbët e veriut të Mitrovicës, do të përfitohen  24 milionë euro brenda vetëm një viti.

Edhe zyrtarisht, kombinati “Trepça” në veri të Mitrovicës ka njoftuar për arritjen e marrëveshjeve për eksportin e koncentratit të plumbit dhe të zinkut, që nxirren nga minierat “Belo Brdo” dhe “Crnac” të Leposaviqit.

Nga shitja e koncentratit të plumbit, që do t’i dërgohet kompanisë “Mineco Internatinal Limited” të Londrës, serbët e veriut të Kosovës do të përfitojnë 18.650.000 euro. Kjo firmë, sipas dokumenteve të menaxhmentit të “Trepçës” në veri, është fituese e tenderit për blerjen e koncentratit të plumbit.zeri

- Advertisement -

MË TË FUNDIT