Foto ilustrim

Katër persona janë lënduar pas një aksidenti mes një treni dhe veture që ndodhi në Pejë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili tha detaje për aksidentin.

“Rreth orës 12:20 te Dogana në Pejë ka ndodhur një aksident. Treni i udhëtarëve ka goditur një veturë, si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar 4 persona dhe të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës”, deklaroi ai.

Rugova tha se policia menjëherë pas aksidentit ka dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke kryer hetimet, njofton Klankosova.tv.