Trëndafila të kuq dhe unaza në gisht! Më në fund Çiljeta dhe portieri Albani Hoxha fejohen

Prej disa vitesh Çiljeta dhe portieri i njohur i Partizanit Alban Hoxha janë në një lidhje dashurie, por vetëm para pak kohësh, këngëtarja e bëri publike lidhjen e tyre duke postuar një foto me të në “Instagram”.

Viti 2020 mesa duket ka qenë i mbarë për çiftin dhe dyshohet se këtë lidhje dashurie e kanë zyrtarizuar në fejesë.

Disa orë më parë Çiljeta ka hedhur një foto në “Instagram”, ku shihet e veshur me një fustan të kuq të gjatë dhe me një dekolte të hapur që e tregon shumë elegante.

Pranë saj ndodhet një kuti me trëndafila të kuq, ku shkruan “Të dua” dhe në gishtin e këngëtares shihet një unazë fejese.

Përshkrimi që ajo ka vendosur në foto tregon se po përjeton momente shumë të lumtura me partnerin e saj.

Çiljeta nuk e ka konfirmuar ende në një dalje publike fejesën, por unaza në gisht dhe kutia e trëndafilave, janë prova të majftueshme për të thënë se lidhja e tyre ka kaluar në një fazë tjetër.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com