Tregtia online: Meshkujt janë më të dhënë drejt blerjeve në internet sesa femrat

Tradicionalisht thuhet se janë femrat ato që kryejnë pjesën më të madhe të blerjeve, përfshirë dhe blerjet online. Por tanimë na rezulton e kundërta, janë meshkujt ata që preferojnë më shumë të blejnë diçka online përmes një smartfoni apo tableti. Në një raport të ri demografik përsa i përket blerjeve online në Shtetet e Bashkuata, Bussines Insider ka zbuluar se cilat janë moshat që kryejnë më shumë blerje online,çfarë gjinie janë, sa të ardhura kanë, çfarë blejnë etj. Është e rëndësishme për tregtarët që ata të marrin këtë informacion për të ditur se cilët janë klientët potencial të tyre.

Ja disa fakte surprizuese që zbulon ky raport:

* Kur vjen puna tek tregtia online, janë meshkujt ata që preferojnë më shumë këto blerje. Në vitin 2012 firma analitike Greenfield raportoi se femrat zënë 58% të blerjeve online, por kjo shifër ka ardhur duke u ulur dhe është vënë re një rritje e numrit të blerjeve online nga meshkujt.

* Meshkujt preferojnë më shumë të blejnë online përmes një pajisje mobile. 22% e meshkujve kryen një blerje online nga smartfoni i tyre vitin që shkoi, ndërsa vetëm 18% e femrave e përdorën atë për blerje. Ndëkohë që 20% e meshkujve dhe 17% e femrave preferuan tabletin për të kryer një porositje online.

* Shumica e meshkujve pohojnë se do të donin ti kryenin të gjitha shpenzimet e tyre online. 40% e amerikanëve nga mosha 18 deri 34 vjeç deklaruan se për ata është ideale blerja online ndërsa përqindja e femrave në të njëjtën moshë që e donin këtë gjë ishte 33%.

* Meshkujt janë pjesmarrës të rregult përsa i përket ankandeve që kryhen online. 43% e meshkujve nga 18-34 vjeç deklaruan se ata shpesh blejnë në ankandet online si në eBay. Ndërkohë që nga ana tjetër vetëm 31% e femrave preferojnë këtë gjë.

* Meshkujt janë të ndërgjegjshëm përsa i përket çmimeve. Meshkujt e çdo moshe i kushtojnë më shumë rëndësi çmimit se sa femrat dhe kanë një tendencë të blejnë produkte jo shumë të shtrenjta.

* Dhe përsa i përket adoleshentëve, janë meshkujt ata që blejnë më shumë online se sa femrat. Tek adoleshentët përqindja e meshkujve që blejnë online është 86% ndërsa për femrat 76%. Një pjesë e madhe e djemve të rinj preferojnë uebfaqe si Amazon dhe eBay ndërsa vajzat preferojnë të blejnë në faqe më të specializura në veshje.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT