Tre të vdekur dhe 23 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë, janë shënuar tri raste të vdekjes nga koronavirus dhe 23 të tjerë kanë rezultuar pozitiv.

Njoftimi i plotë:

27 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.283.840 doza të vaksinës.

Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.442 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349.

Në total numri i rasteve aktive është 3.605.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

- Advertisement -

MË TË FUNDIT