Tre të mitur në Prishtinë theren me thika mes vete

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në Prishtinë një të mitur i cili pas një mosmarrëveshje ka therur me thika dy të mitur tjerë, duke u shkaktuar lëndime trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë dy viktimat meshkuj K/Shqiptarë po ashtu të mitur. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT