Tre të arrestuar për policin e vrarë

Policia e Kosovës ka kryer një aksion bastisjeje në Lagjen e Spitalit, me ç’rast ka marrë për intervistim disa persona në lidhje me vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, i cili u vra sot….

Policia e Kosovës ka kryer një aksion bastisjeje në Lagjen e Spitalit, me ç’rast ka marrë për intervistim disa persona në lidhje me vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, i cili u vra sot në orët e hershme të mëngjesit në lagjen “Mati 1”.  Të arrestuar deri më tani janë tre persona.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se policia do t’i vazhdojë hetimet dhe mbledhjen e dëshmive, ndërsa ka shtuar se është ende herët për të folur për shkaqet e vrasjes.

Borovci nuk e ka përjashtuar asnjërin nga shkaqet, duke thënë se ato mund të jenë sa personale aq edhe profesionale.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT