Një në Vërmicë dhe në dy raste në Han të Elezit është tentuar të futen ilegalisht emigrant nga Siria në Kosovë. Sipas Raportit 24 orësh të policisë janë arrestuar dy persona dhe ndaj njërit është inicuar rast.

“Fshati Shkozë, Vermicë 27.08.2021 – 09:00. Njësiti policor ka ndaluar një automjet me ngasës mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ishte duke transportuar emigrantë, pasi në automjet ishin has shtetas të Sirisë.

Hani i Elezit 27.08.2021 – 10:00. Njësiti policor ka ndaluar një kamion me ngasës mashkull shtetas i Turqisë dhe gjatë kontrollit në kamion janë hasur pesë emigrantë nga Siria.

PKK. Hani i Elezit 27.08.2021-10:00. Në terminalin doganor është paraqitur i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë i cili drejtonte kamionin me rimorkio me ngarkesë pjesë këmbimi dhe vajra motorike. Nën dyshimin e kontrabandimit me njerëz është detektuar kamioni për kontroll të vijës së dytë dhe nga skanimi me kamera termike janë vërejtur të fshehur pesë persona shtetas të Sirisë duke u transportuar në mënyrë të kundërligjshme.”thuhej në raportin e Policisë.

Tutje bëhet e ditur se me emigrantët është marrë njësiti policorë përkatës.