Tre personat e arrestuar nga Policia e Kosovës për terrorizëm ishin në kontakt me ISIS nga viti 2019

Policia e Kosovës ka arrestuar pak ditë më parë pesë persona në një operacion të suksesshëm.

Tre nga të arrestuarit janë të dyshuar për terrorizëm.

Tre personat e arrestuar dhe që dyshohen për terrorizëm janë Nehrudin Skëndero, Ardian Gjuraj dhe Ergim Syla.

Tre të arrestuarit dyshohen se po përgatisnin vepra terroriste dhe vepra penale kundër renit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Dy të arrestuarit e tjerë, Mentor Bellaqa e Shkodran Krasniqi akuzohen për import, eksport e këmbim të paautoritzuar të armëve.

Ardian Gjuraj e Nehrudin Skënderi kishin kontakt të vazhdueshëm me ISIS-in, që nga viti 2019.

Të njëjtit dyshohet se po përgatisnin sulme terroriste, për çka kishin plane konkrete.

Aktiviteti i tyre po monitorohej nga autoritetet e sigurisë, ndërsa u arrestuan më pas nga Policia e Kosovës, raporton Indekonline përcjell Klankosova.tv.

Tek të arrestuarit ishte gjetur armatim dhe municion, me qëllim të përgatitjes së akteve terroriste në Kosovë.