Tre burra tentojnë të përdhunojnë vajzën 13 vjeçe në Shqipëri

Tri raste abuzimi seksual me të mitura ndodhën vetëm sot në Shqipëri. Ngjarja më e rëndë vjen nga Elbasani aty ku një 63 vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 18 vjeçare, duke e lënë edhe shtatzënë.

Dy raste të tjera vijnë nga Cërriku dhe Fieri.

Kështu Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç dhe Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, të Roskovecit u vunë në prangat e policisë pasi akuzohen se kanë tentuar të përdhunojnë një vajzë 13 vjeçare.

Sipas bluve të Fierit ata e kanë çuar në një shtëpi të pabanuar, por fatmirësisht nuk kanë kryer aktin.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi  dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë forcërisht një shtetase të mitur 13 vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë por nuk kanë mundur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 110/2, 100 e 22 të Kodit Penal”, njofton policia.

Ndërsa dy raste të tjera vijnë nga Elbasani. Një 63 vjeçar banues në lagjen “Skëndërbej” është ndaluar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj, me shtetasen A.I,18 vjeçe, banuese në Elbasan, duke e lënë shtatzënë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, vepër kjo e parashikuar nga neni  101 i Kodit Penal.

Gjithashtu nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik,  u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vepra të turpshme”,  për shtetasin E.F, 20 vjeç, banues në Cërrik, pasi në rrugë, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht me fjalë, shtetasen e mitur me iniciale K.Ç,12 vjeçe , banuese në Cërrik.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT