Tre aplikacionet problematike të Androidit

Ekzistojnë tre aplikacione të cilët janë të destinuar të dëmtojnë telefona tanë. Këto janë pjesë e Google Play, aplikacionet dëmtuese janë; “Durak Card Game,” “Russian History” dhe aplikacionin që imiton testin IQ në gjuhën ruse.
Këto aplikacione shkaktojnë për përdoruesit probleme të dalje nga dritaret pop-up. Dritaret  pop-up u kanë propozuar shfrytëzuesve të heqin aplikacionet të cilat ngadalësojnë më shumë telefonin dhe të cilat grumbullojnë shënimet private të shfrytëzuesve, raporton albeu.
Liz Markman, zëdhënëse e Google ka thënë se tri aplikacionet janë tërhequr nga  Google Play, por konsideron se miliona shfrytëzues gjithnjë kanë telashe me dritaret pop-up dhe se ende nuk e dinë se këto probleme vijnë nga aplikacionet që ato mund të kenë shkarkuar.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT