Transparenca Maqedoni: Partizimi dhe nepotizimi në nivelet më të larta të pushtetit!

Politizimi i të gjitha institucioneve, konfliktet e interesit, nepotizmit dhe favorizimi janë një shenjë dalluese e sundimit të qeverisë në dhjetë vitet e fundit, kur një numër i madh i të afërmëve, miqtë dhe dëgjues të partisë janë vendosur në pozita të larta të qeverisë qendrore dhe lokale, në kundërshtim me rregullat e anti-korrupsionit. Përgjegjësi të madhe për këtë shkelje të ligjit ka Komisioni Shtetëror për pengimin e korrupsionit gjatë gjithë kësaj periudhe “amin-uar” praktika të tilla korruptive dhe nuk ka ngritur asnjë rast për përgjegjshmërinë e zyrtarëve të qeverisë, thuhet në raportin e fundit për Transparencë Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Raportin e keni të plotë në vijim:

Probleme me Financat Publike

Në qershor të vitit 2016 kanë ndodhur shumë ngjarje në sferën e Financave publike të vendit, që tregojnë probleme shumë serioze në financa në të cilat gjendet shteti. Kështu, siç pritej ishte shpenzimi i lartë i buxhetit dhe deficitet e larta në buxhetin e shtetit për të financuar edicionin e rradhës të ri të Euro-obligacioneve, pasi shpenzimet buxhetore nuk mund të financohen nga të ardhurat e rregullta dhe huamarrjet e brendshme. Më pas, ish-Ministri i Financave, Zoran Stavrevski dha dorëheqjen(“arsye shëndetësore”), dhe u njoftua shpallja e Euro-obligacioneve e rritur nga të parashikuarat 270 për deri 600 milionë euro! Në të njëjtën kohë, Fondi Monetar Ndërkombëtar e mbylli zyrën e saj në Shkup, dhe Bashkimi Evropian njoftoi për shkurtim të Fondeve IPA të dedikuara për Maqedoninë.

Parregullsitë e ujit dhe kanalizimeve

Muajt e fundit TM ka shkruar në lidhje me një sërë parregullsish në punën e Qytetit të Shkupit, edhe në këtë muaj Qytetin e Shkupit e kanë ndjekur situata kontraverse. Këtë herë bëhet fjalë për NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup.

Besim i rënuar në Komisionin Shtetëror për ankesa për Prokurorime Publike

Me politizimin e institucioneve, në vend të kapaciteteve profesionale, integritet dhe përvojë profesionale në zbatimin e detyrimeve ligjore të besuar, rezulton në një nivel të ulët të besimit të qytetarëve dhe subjekteve juridike në objektivitetin dhe paanshmërinë e këtyre organeve në vendimin e kërkesave të tyre. Mosbesimi më mirë ilustrohet nga numri i adresave të qytetarëve dhe personave juridikë për këto institucione. Kështu, pavarësisht KASH ku numri i ankesave nga viti në vit reduktohet në mënyrë drastike, kjo dukuri është e pranishme në Komisionin e Ankesave Shtetëror (KASH).

Mosparaqitja e gjendjes pronësore

Nga fletëpronësia e gjykatëses Aleksandra Pop Stefanija, e cila ende figuron si gjykatëse në Gjykatën themelore të Negotinës, nuk mund të shihet se ku jeton ajo, duke marrë parasysh se ka paraqitur shtëpi në Ohër, me fletëpronësi. Këtu nuk është e qartë, nëse Pop Stefanija i ka paraqitur të gjitha pronat që i ka, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Harxhimi i paligjshëm i mjeteve buxhetore

Nuk ka raport nga revizori në të cilin nuk janë konstatuar harxhime të paligjshme të parave të qytetarëve, ndërkaq ende askush nuk ka dhënë llogari. Enti Shtetëror për Revizion ka gjetur një numër të madh shkeljesh të rregulloreve dhe punë të paligjshme te Agjencia për mbështetje financiare për bujqësi dhe zhvillim rural, për vitin 2014. Gjithashtu, në kundërshtim me rregullat, Agjencia në fjalë nuk ka kryer verifikime për të vërtetuar nëse janë plotësuar kriteret për përfitimin e mbështetjes financiare nga aplikuesi, ta vërtetojë besueshmërinë e të dhënave nga aplikuesi me gjendjen faktike në teren, e as që është kontrolluar nëse për të njëjtin investim janë shfrytëzuar mjete financiare nga buxheti ose ndonjë burim tjetër financiar.

Edhe përmes këtij buletini, Transparenca – Maqedoni vazhdon të tregojë dhe paralajmërojë për parregullsitë dhe mospërfilljet e procedurave dhe praktikave të mira në zbatimin e politikave publike dhe harxhimin e parave publike në shoqëri. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT