KV Skenderaj e ka fituar Kupën e Kosovës në voljeboll, në konkurencën e femrave ndaj M Technlogie dje në 3 me 2 me sete.

Në lidhje me këtë gjë sot për Gazetën Blic, është deklaruar trajneri i këtij klubi Ylli Kadriu.

I pyetur për ndeshjen e djeshme, ai u deklarua se është shumë i lumtur me suksesin e klubit që drejton.

“Me të vërtetë e kemi shijuar shume këtë trofe, pasi që e kemi fituar me shumë mund. Së pari, në gjysmefinale u takuam me Dritën e cila u përforcua vetëm pak ditë para zhvillimit të kupës dhe bëri një lojë shumë të mirë dhe vetëm falë vendosmerisë sonë e fituam ndeshjen dhe arritem në finale.

Në finale kemi shkuar më të relaksuar, por edhe me përqendrim 100%, sepse e kemi ditur që përballë kemi një skuadër shumë të fortë dhe të organizuar siç është M.technologie. Ky klub në radhët e saj ka hiq me pak se 3 lojtare te huaja, një kubaneze, një braziljane dhe një nga Shqipëria, mëgjithatë ekipa jonë kishte besim edhe normal që kemi edhe cilësi në skuadër, dhe arritëm t’a fitojme trofeun duke e permbysur rezultatin.

10 Seta per dy ditë, kjo tregon që KV Skenderaj, është skuadër larg më e përgatitur fizikisht se skuadrat tjera, sepse në momentet finale kishim më shumeë forcë se ekipet kundërshtare” deklaroi fillimisht Kadriu.

I pyetur se a është vërejtur ndonjë cilësi e re e prodhuar në volejbollin e Kosovës nga ndeshjet e kësaj kupe, ai u përgjigj me po duke bërë edhe disa krahasime.

“Vërtetë u zhvilluan ndeshje te forta, dy gjysmë finale me rezultat 3 me 2, njëjtë edhe finalja, kjo tregon për rivalitetin e fortë te katërshes së parë, dhe për momentin vetëm disa nuanca të vogla e bëjnë dallimin. Cilësia është ngritur nga viti i kaluar në disa ekipe, e në disa mendoj që ka pak rënje, por në sezonin e dytë gjërat mund te ndryshojnë”, përfundoj Kadriu./Gazeta Blic/