Trajneri i Finlandës befason me deklaratën e tij

 

Trajneri i Finlandës, Hasse Backe, nuk mund të besojë se nesër në ‘Veritas Stadium’ do të ketë më shumë shqiptarë.

“Më shumë shqiptarë? Nuk besoj, nuk është e mundur. Nëse ndodh kjo do të jetë çmenduri”, u përgjigj ai pyetjeve të gazetarëve, shkruan Gazeta Olle.
“E kam parë Kosovën duke luajtur kundër Shqipërisë dhe Ishujve Faroe. Ato ndeshje ishin miqësore. Pastaj pashë që morën një karton të kuq, janë skuadër e mirë”, tha Backe, shkruan Gazeta Olle.

Ai njeh edhe disa prej lojtarëve të Kosovës.

“E njoh Enis Alushin, Albert Bunjakun, Alban Pnishin, si dhe lojtarët tjerë që ende nuk dihet se a do të luajnë. Po ashtu e njoh edhe trajnerin e juaj”, shtoi ndër të tjera ai.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT