ombëtarja e Anglisë po e mban konferecën për media në Hotel Emerald, shkruan Zëri.info.

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate është paraqitur në konferencë së bashku me futbollistin Harry Winks.

Southgate foli për pritjen që i është rezervuar në Kosovë.

“Është me rëndësi që nesër do të ketë festë për Kosovën. Lojtarët do të luajnë pa preison. Ne rezervuan pritje briliante, të jashtëzakonshme. E dimë se lojtarët e Kosovës dëshirojnë që nesër të na mposhtin”, ka thënë Gareth Southgate në konferencën për media, përcjell Zëri.info.

Kosova të dielën është nikoqir i Anglisë në ndeshjen fundit të fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’.

Sfida Kosovë – Angli luhet të dielën nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përfaqësuesja jonë i ka humbur gjasat matematikore për t’u kualifikuar përmes kësaj rruge, pasi ka mbetur prapa dy vendeve të para në renditje në Grupin A, të cilat i kanë zënë Tre Luanët dhe Republika Çeke.

Prandaj, ndeshja kundër Anglisë është një përballje prestigji me gjigantin evropian të futbollit, porse do t’i shërbejë skuadrës dhe trajnerit Bernard Challandes, si një parapërgatitje para ndeshjes ndaj Maqedonisë së Veriut (që zhvillohet në muajin mars në kuadër të Ligës së Evropës). /Zëri.info