Trajner i njohur italian, pasuesi i Benitez te Reali

 

Humbja e thellë e Realit ndaj Barcelonës, ka vënë në lëvizje drejtuesit e Realit që të gjejnë një trajner të ri për ta zëvendësuar Rafa Benitezin.

Mediat italiane shkruajnë se trajneri i njohur italian që ka fituar të gjitha me Italinë dhe Juventusin, Marcelo Lippi, mund të jetë trajneri i ri i madrilenëve.

Lippi është pa kontratë dhe vetëm edhe një gabim i Benitezit, ish-trajneri i juves mund të niset drejt “Santiago Bernabeu”./Drenicapress.info/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT