Trajkoviq: Vuçiq i frikësohet arrestimit të vrasësve të Ivanoviqit dhe po mundohet ta pengojë me barrikada në veri

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq në një intervistë për gazetën serbe Danas, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi po i frikësohet arrestimit të vrasësve të Oliver Ivanoviqit dhe kështu po mundohet që të pengojë me barrikada në veri.

“A po keqpërdoret populli, serbët në veri të Kosovës, sepse ndoshta bashkësia ndërkombëtare po përgatitet të arrestojë personat që janë përgjegjës për krimin ndaj Oliver Ivanoviqit?”, ka pyetur Trajkoviq.

Ajo në Danas shtron pyetjen se a janë barrikadat aktuale në pikat kufitare në fakt një abuzim i njerëzve për të mbrojtur vrasësit e Ivanoviqit dhe strukturat krimit.

Trajkoviq ka thënë se Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq kanë marrëveshje fitmprurëse me Qeverinë e Serbisë. Më tej, duke komentuar deklaratën e Vuçiqit se nuk ka urdhëruar vendosjen e barrikadave, Trajkoviq ka thënë se me këtë gjë Vuçiq po dëshiron të thotë se Radoiçiq dhe Veselinoviq janë shkëputur nga pushteti.

Por nëse është kështu, Trajkoviq thotë se Vuçiq duhet t’i arrestojë ata që ta vërtetojë këtë.

“Epo, mendoj… Ai dëshiron të thotë se Radoiçiq është shkëputur nga pushteti. Si dhe Veselinoviq. Eshte ne rregull. Le ta vërtetojë duke i arrestuar. Le të bëjë marrëveshje me forcat e sigurisë së KFOR-it dhe le ta angazhojë sistemin e sigurisë për qëllime të dobishme. Që njerëzit që mbajnë maska ​​dhe qëllojnë ta bëjnë këtë, dhe kështu të rivendosin paqen. Kjo është e vetmja mënyrë që ai të na tregojë se distancohet nga njerëz të tillë.”, ka thënë ajo ndër të tjera.

Tutje, ajo ka thënë se Vuçiq nuk distancohet nga Radoiçiq dhe Veselinoviq pasi ka frikë nga “dëshmia e tyre”

“Kam frikë se ai është peng i atyre që dëshmia e të cilëve mund ta tërheqë prapa”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT