Trajkovic: Me Hashim Thaçin në Washington kënduam “Ko to kaze, ko to laze”(VIDEO)

     

     

    Politikania serbe nga Graçanica, Rada Trajkovic, në emisioni televiziv “Cirilica” i ka bërë një portret Hashim Thaçit, të cilën e ka quajtur simbol të vrasjes së serbëve dhe dëbimit të tyre nga Kosova. Ajo, duke rikujtuar një udhëtim të serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës në një konferencë në Washington ka thënë se me Thaçin në State Department ka kënduar “Ko to kaze, ko to laze Srbija je mala”.

    Trajkovic ka thënë se serbët kishin shkuar në konferencën e Early House nga Shkupi nën masa të rrepta sigurie. Sipas saj, Thaci pas arritjes në Washington, në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka kënduar “Ko to kaze, ko to laze Srbija je mala”- një këngë nacionaliste serbe.

    “Kur arritëm në State Department ai vërtetë ka kënduar “Ko to kaze, ko to laze Srbija je mala” në një serbishte mjaftë të mirë dhe të pastër” ka thënë ajo.

    Trajkovic ka thënë se kjo është bërë për të relaksuar situatën. Trajkovic flet për Thacin nga fillimi i intervistës deri në minutën e pestë.