Tragjike në Himarë, 5 vjeçari goditet për vdekje në det

Gomonia ndodhet ende në breg, ndërsa zona është e rrethuar me shiritat e një skene krimi.

Janë këto pamjet e para që vijnë nga plazhi në Potam të Himarës, ku mesditën e sotme një 5 vjeçar humbi jetën pasi u godit për vdekje ndërsa lahej në det nga një gomone.

Drejtuesi i gomones, me inicialet A.T, shef i policisë në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë- Elbasan i cili gjithashtu ndodhej me pushime me familjen, humbi kontrollin e gomones duke goditur për vdekje të mitur, që lahej në det./Top Channel

- Advertisement -

MË TË FUNDIT