Tragjedia në Nepal: Apple, Google, Facebook dhe Twitter “bashkojnë” forcat në ndihmë të të prekurve

Kompanitë teknologjike me emër si Apple, Google, Facebook, Twitter kanë bashkuar përpjekjet e tyre për ti ardhur në ndihmë vëzhguesve që ndodhen në Nepal, vendin ku ndodhi tërmeti tragjik në fundjavë. Apple ka nënshkruar një marrëveshje me organizatën jofitimprurëse Kryqi i Kuq. Përmes iTunes ajo i kërkon përdoruesve të japin kontributin e tyre me aq sa ata kanë mundësi. Apple ka deklaruar se e gjithë shuma që do të mblidhet do të dorëzohet tek Kryqi i Kuq në mënyrë që të përdoret për të pakësuar dëmet.

Twitter gjithashtu po përpiqet të mbledhë fonde përmes organizatave jofitimprurëse siç është UNICEF. Ndërkohë Google ka krijuar një program të quajturPerson Finder për ti ndihmuar ata që janë pranë vendngjarjes të kuptoinë nëse janë jasht rrezikut apo jo. Përdoruesit e Person Finder mund ta përdorin atë nëse kanë informacion për dikë ose janë duke kërkuar të afërmin e tyre të humbur. Përveç kësaj Google ka ulur gjithashtu koston e telefonatave përmes Google Voice drejt Nepalit në vetëm 1 cent për minutë.

Duket se kompania Google është përfshirë së tepërmi në këtë cështje dhe kjo për faktin se ekzekutivi i saj, inxhinieri Dan Fredinburg humbi jetën për shkak të këtij tërmeti ndërkohë që ishte duke ngjitur malin Everest. Ai ishte së bashku me tri punonjës të tjerë të Google por ata janë jashtë rrezikut. Kompania Google konfirmoi vdekjen e Dan Fredinburg.

CEO i facebook, Mark Zuckerberg aktivizoi sistemin Safety Check, duke i dhënë mundësi atyre që gjenden në vendngjarje të lajmërojnë familjarët e tyre se janë mirë. Edhe aplikacioni Viber ka dashur të japë ndihmën e tij duke ofruar telefonata falas drejt Nepalit. Kjo katastrofë ka mobilizuar me qindra iniciativa humanitare dhe kompani në gjithë botën. Edhe pse kompanitë teknologjike

kanë dëshirën e mirë, ato s’mund të bëjnë më shumë se sa të ofrojnë komunikim falas me vendet e prekura. Duhet të përmendim se Nepali është një vend i varfër dhe afërsisht vetëm 1/3 e popullsisë kanë akses në internet. Gjithsesi ndihma nga këto kompani është për tu vlerësuar. Tërmeti me magnitudë 7.8 ball është cilësuar si më i forti ndër 81 vitet e fundit në Nepal duke shkaktuar 4000 viktima.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT