Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Trupat e tre personave janë gjetur të vdekur, në një banesë.

Sipas mediave është raportuar se një prej trupave është Luigia Teresa Etteri 77-vjeç, e cila kishte ndërruar jetë pasi vuante nga tumori. Ndërsa, dy personat e tjerë, ishin djali dhe vajza e saj, të cilët sipas hetimeve të para i dhanë fund jetës nga dhimbja.

Massimo Del Bianco, 51 vjeç, dhe e motra Francesca, 46 vjeçe, pasi ndihmuan nënën e tyre deri në fund, u gjetën të vdekur me goditje thike. Vetëm një mjet prerës është sekuestruar nga skena e tragjedisë.