Tragjedi, mbyten dy vajza kushërira në detin e Durrësit, njëra 4 vjeçe dhe tjetra 18 vjeçe

Dy kushërira janë mbytur dje në det në plazhin e “Shkëmbit të Kavajës” në Durrës.

Viktimat janë të moshës 4 dhe 18 vjeçe. Ato kishin qëndruar për disa ditë te miqtë e tyre për pushime. Për shkak të zhdukjes së tyre, policia e Durrësit u vu në alarm gjatë mbrëmjes së djeshme.

Fillimisht është gjetur trupi i vogëlushes 4-vjeçare me iniciale E.B ndërsa i kushërirës më të madhe I.H. është gjetur disa orë më vonë për shkak të errësirës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT