Trafikonin njerëz, arrestohen dy persona në Pejë

Policia në Pejë ka arrestuar dy persona për trafikim me njerëz.

Sipas Policisë janë arrestuar dy shtetas të Kosovës, njëri i përkatësisë rome dhe tjetri egjiptiane, të cilët dyshohen se në bashkëveprim kanë kryer veprën ‘trafikim me njerëz’.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.