Tortë pa pjekje

Përbërësit:

250 gr biskota të bluara
40 gr margarinë
100 ml leng pjeshke
30 gr çokollatë pluhur

KREMI:
250 gr krem djathi
50 gr sheqer
150 gr nutella
500 ml ajkë e ëmbël(hopla)

GLAZURA:
150 gr çokollatë për zierje
150 ml ajkë e ëmbël(hopla)

 

Hapat

1

Perziejme biskotat e bluara,cokollaten pluhur,margarine e shkrire,dhe duke perzier shtojme dhe lengun e pjeshkes gradualisht qe mos te teprojme me lengun dhe masa te mos behet shume e qullet.

2

Masen e rrafshojme mire ne kale me madhesi 26 cm dhe leme te ftohet ne frigorifer.

3

Me pas perziejme ajken e embel derisa te behet shkume e trashe.

4

Perzijem dhe krem djathin me sheqerin mire.

5

Masen me krem djathin e perzier me sheqerin e ndajme ne dy ene barabarte.

6

Nutellen e shkrijme mbi avull.

7

Ne njeren mase me krem djathin e qesim gjysmen e ajkes se embel te tundur ne shkume,kurse pjesen tjeter te ajkes se embel e qesim tek nutella e shkrire,dhe me pas se bashku me nutellen e bashkojme me krem djathin ne enen tjeter te mbetur.

8

Mbi shtresen me biskota qesim nje shtrese me krem dajthin dhe ajken,pra shtresen e bardhe,kurse pastaj qesim shtresen me krem djathin ajken dhe nutellen te perziera se bashku.

9

Krejt kjo lihet te ftohet mire,pastaj qesim glazuren me cokollaten e shkrire me ajken e embel.

10

(Ajken e ngrohim derisa te MOS vloje,shtojme cokollaten e coptuar dhe perziejme derisa te shkrieht cokollata).

- Advertisement -

MË TË FUNDIT