Tortë me banane dhe karamel

    Përbërësit:
    4 vezë
    4 lugë sheqer
    1dcl vaj
    1 qese cimet
    1 pluhur paste
    1 filxhan i madh miell
    300gr sheqer
    2dcl ajkë e ëmbël
    150gr margarinë
    200gr pluhur për shllag
    5 banane
    5dcl qumësht

    Përgatitja: 
    Së pari tepsinë e lyejmë me vaj dhe ia qesim letrën për pjekje e mbi të rendisim bananen e prerë në rrathë dhe i rendisim në tepsi. Mbi të vendoset brumi i bërë me përzierje të vezëve së pari me sheqer e pastaj i shtohet vaji, cimeti, mielli, pluhuri për pastë dhe të gjitha këto përzihen mirë dhe pasi të bëhet një masë homogjene e qet mbi banane dhe piqet për 15 minuta, duke e vërtetuar nëse është pjekur mjaft dhe më pas duke e hequr nga zjarri e duke e lënë të ftohet.

    Në një enë të thellë e vendosim sheqerin dhe e lëmë në zjarr të ngadalshëm duke e përzier derisa të karamelizohet dhe kështu duke e përzier e largojmë pak nga zjarri dhe ja qesim ajkën e ngrohur pak paraprakisht dhe duke e përzier derisa të merr dendësinë e duhur. Pastaj ia shtojmë margarinën. Shllagun e përgatisim sipas udhëzimit në qeskë dmth me qumështin e përmendur dhe gjysmën e shllagit ia qesim kremit të ftohur dhe prapë e përziejmë.

    Peten e largojmë nga letra për pjekje ku rrathët e bananes mbesin sipër petës. E lyejmë petën me kremin mbi krem prapë i rendisim edhe bananet e tjera të prera në rrathë e mbi banane gjysmën e shllagut që nuk e kemi përzier me kremin karamel e mbi të qesim çokollatë të grirë në rende sipas dëshirës. /living