Tortë karamel

    Perberesit:

    • 3 veze
    • 250 gr sheqer
    • 2 sheqer vanilje
    • 200 gr margarin
    • 200 ml qumesht
    • 3 luge kakao
    • 1 pluhur per pjekje
    • 350 gr miell

    Perberesit per kremin:

    • 250 gr sheqer
    • 200 ml qumesht
    • 150 margarin
    • 1 luge pluhur pudinga nga vanilja
    • 10 gr zhelatine
    • 250 ml ajke e embel

    Udhezimet:

    1. Qumeshtin,3 luget me kakao, 3-4 luge sheqer perzihen mire dhe pastaj vihen te vloj.
    2. Pasi zihet masa perzihet mire derisa te trashet dhe te duket sikurse cokollate e shkrire.
    3. Tunden te verdhat e vezes me sheqerin e mbetur derisa te zbardhet ngjyra dhe shtohet  tek masa e zier  me kakao.
    4. Margarina e zbutur perzihet me miellin dhe pluhurin per pjekje.
    5. Edhe kjo mase shtohet tek masa e zier dhe perzihet mire.
    6. Kjo mase brumi piqet ne kallep me madhesi 23 cm .
    7. Piqet ne 180 grade per 40 minuta.
    8. Pandispanja e pjekur ndahet ne dy shtresa horizontalisht.
    9. Kremi pergaditet duke nxehur sheqerin ne nje ene derisa te karamelizohet.
    10. Pastaj shtohet qumeshti dhe perzihet derisa te shkrihet mire sheqeri i karamelizuar.
    11. Masa me sheqerin e djegur dhe qumeshtin duhet te vloj se paku derisa te formoje shkume persiper.
    12. Pluhurin e pudinges e tretim me 3-4 luge qumesht te ftohet dhe qesim ne qumeshtin me sheqerin e karamelizuar qe te vloj derisa te trashet duke e perzier vazhdimisht.
    13. Ne kremin e nxehte qesim margarinen dhe zhelatinen e shkrire me pare. Masen e perziejme mire qe te homogjenizohet. Largohet nga zjarri dhe lihet te ftohet gati krejtesisht.
    14. Pastaj shtohet edhe ajka e embel e tundur me pare dhe perzihen se bashku mire derisa te behet nje krem i njetrajtshem.
    15. Ne fund marim njeren shtrese te pandispanjes e qesim ne nje tabaka ,qesim gjysmen e kremit ,pastaj shtresen e dyte te pandispanjes dhe pjesen tjeter te kremit me te cilin lyejme torten edhe nga jasht.
    16. Persiper qesim kremin karamel te cilin e bejme me shkrirjen e 2-3 luge sheqer derisa te karamelizohet dhe ne te shtojme pak nga ajka e embel  dhe perziejme. Kete kremin e karamelit e qesim per dekor persiper kremit  qe kemi lyer tere torten.