Torta me dredhëza

    Përbërësit:
    3 gota uji miell
    150 g gjalpë
    1 lugë çaji sodë buke
    1 gotë sheqer
    1vezë
    ujë të ftohtë

    Për kremin:
    3 gota qumësht
    4 lugë miell
    1 gotë sheqer
    1 paketë pluhur vanilje
    Për dekor:
    dredhëza

    Përgatitja:
    Në një tas hidhni 3 gota miell dhe sipër 1 lugë çaji sodë buke dhe 1 gotë sheqer dhe përziejeni. Hapni mesin e miellit dhe hidhni 150 g gjalpë. Sipër shtoni 1 vezë, si fillim përziejeni gjalpin dhe vezën, pastaj edhe miellin. Pastaj brumit shtojini pak ujë të ftohtë dhe përziejeni mirë.

    Brumin hidheni në tasat e tartave dhe futeni tek ngrirja e frigoriferit për 10 minutë derisa të forcohet. Pastaj futeni në furrë të ngrohur më parë dhe piqeni me 170 gradë.

    Për kremin, në një tenxhere hidhni 3 gota qumësht, mbi të 4 lugë miell, 1 gotë sheqer, 1 paketë vanilje dhe përziejeni derisa kremi të trashet. Tartat e pjekura hiqini nga tasat dhe sipër tyre hidhni kremin dhe pastaj dredhëzat./drenicapress/