France Football ka publikuar edhe listën e dytë prej dhjetë lojtarëve që kanë marrë më së paku vota për ta fituar Topin e Artë.

Ceremonia që fillon në ora 20:30 sipas kohës tonë lokale, do të zhvillohet në kryeqytetin e Francës, Parisin, më saktësisht në Theatre du Chatelet.

Ky është edicioni i 64-të për ndarjen e çmimit më të madh individual, derisa në listën e dytë prej dhjetë lojtarëve ka disa befasi:

Image

Në vendin e 20-të gjendet Pierre-Emerick Aubameynag, ndërsa pas tij vijnë, Trent-Alexander Arnold (19), Antoine Griezmann (18), Roberto Firmino (17), Sergio Aguero (16).

Në vendin e 15-të është Matthijs de Ligt, Kevin de Bruyne (14), Eden Hazard (13), Raheem Sterling (12) dhe Frenkie de Jong (11)