Harley Pasternak, eksperti i cili ka krijuar “Dietën e 5 faktorëve” dhe trajneri personal i Lady Gagas, Eva Mendes dhe tjerëve ka botuar librin në të cilin analizon shprehitë ushqyese të kombeve të ndryshme, “Dieta botërore e 5 faktorëve” është krijuar pasi që Pasternak ka udhëtuar nëpër botë dhe ka gjetur ushqimet me të mira nga kuzhinat më të shëndetshme nga të cilat del edhe top lista e vendeve që ushqehen më shëndetshëm:
1. Japonia
Japonezët me jetëgjatësi të pritshme prej 85,6 vjet për femrat dhe 78,7 vjet për meshkujt sipas OBSH-së gjendet në mes kombeve më të shëndetshme në botë, ndërsa një nga arsyet kryesore qëndron tek ushqimi, transmeton Koha.net. Sasitë e mëdha të peshkut, orizit dhe perimeve (veçanërisht të lakrës) e bëjnë kuzhinën japoneze më të shëndetshmen në botë, ndërsa kësaj i kontribuon edhe mënyra e konsumimit – ushqimi shërbehet në porcione të vogla, të larmishme, dhe hahet ngadalë dhe me vetëdije.
2. Singapori
Në Singapor orizi hahet tri herë në ditë në sasi më të vogla, derisa për desert gjithsesi hahet durian – pema e shijshme e cila fshihet pas kores me gjemba dhe shumë e quajnë mbretëreshë të pemëve.
3. Kina
Në vend të tretë gjendet edhe një vend tjetër aziatik, kuzhinën e të cilit po ashtu e përbëjnë orizi, peshku dhe perimet. Kinezët përveç kësaj janë “kampionë të botës” në pirje të çajit në vend të lëngjeve të ëmbla. Në veçanti është i shëndetshëm çaji oolong i cili konsiderohet vrasës i yndyrave.
4. Suedia
Suedezët, sipas Pasternak, kanë shprehitë më të shëndetshme ushqyese në Evropë. Pasi që dimri në Suedi zgjat shumë gjatë, banorët hanë shumë perime klasike dimërore si lakër. Po ashtu konsumojnë sasi të mëdha të dredhëzave dhe boronicave të cilat kanë efekt antioksidativ.
5. Franca
Pozita e Francës në këtë listë na befason pak kur na kujtohen kroasanët dhe djathërat e yndyrshme. Por, francezët janë llupës të vërtetë dhe fokusohen në ushqimet kryesore, derisa mesvaktet e ëmbla dhe kalorike i shmangin.
6. Italia
Pasternak pohon që Italia është një nga vendet e rralla ku ende mund të gjenden kuzhina të vërteta italiane (pizza me 2-3 përbërës ose pasta me salcë domatesh dhe borzilok), transmeton Koha.net. Mënyra në të cilën sot përgatiten pizzat dhe shpagetat me të madhe dallojnë nga burimet e shëndetshme të recetave, ndërsa italianët ende sot me sukses i rezistojnë shtesave kalorike dhe yndyrore.
7. Spanja
Spanjollët, bashkë me japonezët jetojnë më së gjati, për çka meritë ka kuzhina tradicionale mesdhetare e bazuar në vaj ulliri, peshk dhe fruta deti.
8. Koreja Jugore
Thelbin e kuzhinës së Koresë jugore e përbëjnë orizi dhe pastat nga orizi, derisa në tavolinë rregullisht gjendet edhe tofu me pak kalori dhe produktet nga soja.
9. Izraeli
Izraelitët adhurojnë patëllxhanin, që është i pasur me fibra dietale dhe materie ushqyese. Në ushqim rregullisht vendosin edhe gjethe të mentës, e cila përmban sasi të konsiderueshme të manganit (minerali i cili ka rol shumë të rëndësishëm në formimin dhe ruajtjen e eshtrave, kërcit dhe indit lidhës dhe i kontribuon sintezës së proteinave) dhe vitaminave A dhe C.
10. Greqia
Bimët bishtajore, drithërat integrale dhe perimet me gjethe janë pjesë përbërëse e kuzhinës greke, dhe në të gjitha ushqimet përdoret vaji i pashmangshëm i ullirit.