Tmerr i vërtetë!

Shkruan Besim Kurti

 

Nuk jam duke shkruar me zemërim, anipse zemërimi më shtyu të shkruaj. Dua të flas me argumente jo me emocione, anipse jam i emocionuar nga ajo që po e shoh.

Nëse dikush në Kosovë del e flet për veterinari e nuk është ekspert i saj, është jonormale. Nëse dikush del e flet për bujqësi e nuk është ekspert i saj, është e palogjikshme.

Tmerri fillon këtu, nëse dikush dëshiron të flas për fjalën e Zotit, anipse nuk është fare ekspert i kësaj lamie është shumë normale dhe e guximshme. Hapin debate për lënësin e namazit, por komentuesit asnjë s’janë hoxhollarë dhe vinë me fjalën “unë pajtohem në këtë qështje”, tjetri “unë nuk pajtohem” thuajse feja e Zotit qenka fushë analizash nga njerëz që s’kan aspak eksperience në këtë drejtim (edhe pse kanë njohuri të cekta).

Tmerri rritet edhe më shumë kur viktimë e debateve të tilla (të kota) bie dijetari që më shumë se 60% e muslimanëve janë të medhhebit të tij, Imam Ebu Hanife. Duke folur për besimin dhe bindjen e tij, me plotë guxim dhe duke thënë se ai deri kah fundi i jetës kishte besimin e kotë. Kjo është e njëjtë sikur shembulli i hoxhës që flet për astronomi, ç’lidhje ka hoxha me astronominë. Ndoshta s’kanë faj të tillët, sepse janë të edukuar nga hogjollarë që flasin për astronominë e s’kan kurrfar njohurie në këtë drejtim.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT