Një tjetër vrasje e cilësuar raciste është shënuar mbrëmjen e djeshme në SHBA.
Një 19-vjeçar i paarmatosur është qëlluar për vdekje nga policia.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak ditë pasi është mbyllur përfundimisht çështja “Ferguson”.
Tony Robinson, 19 vjeç, është qëlluar dhe ka vdekur rrugës për në spital në Uiskonsin.
Vrasja e të riut ka ngjallur inatin e banorëve të cilët kanë shpërthyer në protesta.
“Nuk mund t’i besojmë më policisë”, shkruhej në një nga parrullat e protestuesve.
- Advertisement -