Pas largimit të Miralem Pjanic nga Roma në drejtim të Juventusit, romakët mund të mbesin edhe pa boshnjakun tjetër në skuadër.
Sipas mediave italiane, Beshiktashi është i interesuar për transferimin e sulmuesit Edin Dzeko.
Madje ato shkojnë aq larg sa që menaxheri i lojtarit do të takohet shumë shpejt me drejtorin sportiv të klubit turk për të arritur marrëveshjen.
Dzeko mbylli një sezon zhgënjyes te Roma dhe mundësia për një largim është e madhe në kërkim të stimujve të ri./Drenicapress.info/
- Advertisement -