Tiranë gjuajtje me armë një i plagosur në vend

Një person ka mbetur i plagosur në zonën e Selitës konfirmojë blutë e kryeqytetit, ndërsa bëjnë me dije për A1 Report se ka pasur disa të shtëna me armë në këtë zonë.
Mësohet se i plagosuri, emri i të cilit ende nuk dihet, është transportuar për në Spitalin Ushtarak për të marrë edhe trajtimin e duhur mjekësor.
Ndërkohë që forcat e policisë të cilat ndodhen në vendngjarje kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të kapur autorin.
Burime nga Spitali ushtarak bëjnë me dije se personi i plagosur është jashtë rreziku duke pasur vetëm një plagë të lehtë në dorë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT